TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish lidhur me debatin për heqjen e simbolit të shqiponjës në vendin me të njëjtin emër.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ kryeministri ironizon qëndrimin e opozitës, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e tij për atë që e cilësoi dje ‘vulgaritet i ngritur në piedestal’.
Statusi i Ramës:
Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia. TPZ.AL