TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet amerikane lajmëruan se numri i viktimave nga zjarri në Kaliforninë Veriore ka arritur deri në 25. Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të shpëtimit.
Sipas zyrtarëve amerikan zjarri në zonën Camp Fire është bërë më shkatërruesi në historinë e shtetit dhe i treti më vdekjeprurësi.
I gjithë qyteti turistik i Malibusë është evakuuar, një vend historik ku filmoheshin filmat Western është shkatërruar pas shpërthimit të zjarrit.
Vatra e zjarrit Woolsey po kërcënon rreth 75 mijë shtëpi në rrethin Ventura, në veriperëndim të Los Anxhelosit. TPZ.AL