AKTUALITET, 12 Nëntor 2018, 10:21

”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë?!”, banorët e Astirit përplasen me policët para Bashkisë Tiranë/ VIDEO

”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë?!”,

Banorët e Astirit kanë nisur protestën përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

Për dhjetë ditë me radhë, qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

Banorët janë shprehur se ata nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por do t’i mbrojnë me gjak banesat e tyre në rast se shteti nuk i shpronëson me vlerën që ka sot tregu. Ata janë mbështetur së fundi në këtë protestë dhe nga deputetë të opozitës, dhe nga vetë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Para Bashkisë ata kanë pasur një debat dhe me punonjësit e policisë, për shkak se këta të fundit janë shprehur se protesta e tyre po zhvillohet pa leje.

”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë po na latë atje duke u përballur vetë me drejtuesit e mjeteve?! Qëkur duhet leje me mbrojtur pronën tonë”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve, shkruan fax web.

Në protestat e zhvilluara më herët banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë shtëpive të tyre, ndërsa sot e kanë zhvendosur revoltën e tyre, përpara një prej institucioneve që është përgjegjëse për një zgjidhje ndaj tyre, Bashkisë së Tiranës.