AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 14:56

Ndalimi i Panajot Barkës me libra për Vorio-Epirin, reagon Universiteti i Gjirokastrës

Universiteti i Gjirokastrës në një deklaratë për mediat ka reaguar pas ndalimit të pedagogur Panajot Barka dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi iu gjetën disa libra me përmbajtje për Vorio Epirin.

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga akti i Barkës, duke thënë se librat i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit, pasi nuk ka pasur një kërkesë të dorëzuar në departament.

Universiteti sqaron se me lajmin e ndalimit të Barkës është njohur përmes mediave. Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar.

Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë!