TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestën dhe kauzën e studentëve e kanë mbështetur shumë figura publike në rrjetet sociale, por edhe të pranishëm fizikisht në protestë.
Aktori Alfred Zeneli ka mbështetur protestën e studentëve nga ku i ka bërë thirrje, jo kryeministrit Edi Rama, por gruas së tij Linda Ramës.
“Jam në përkrahje të bijve dhe bijave tona. Jam një kategori e vuajtur. Por u bëj thirrje shqiptarëve: O sot, o kurrë, duhet të shporret ky njeri!
Pse?
A e dini si ka ardhur deri këtu ky?
A e dini si është arsimuar ky, “I Gjati” në thonjëza? Se unë jam i shkurtër, por të paktën mendtë i kam në vend. Ky ka qenë i biri i Kristaq Ramës, i nomeklaturës që ka firmosur vrasjen e Havzi Nelës, në mos gabofsha. Dhe ai ka shkuar në shkollë me përkrahjen e babës së vet.
Unë nuk mund t’i them njeri normal. Në këtë të ftohtë kur fëmijët tanë rrinë këtu dhe bytha e tij rri në atë të ngrohtë atje, unë do t’i them këtë: Linda Rama, zbute demin e tërbuar sa nuk e ka tredhur populli shqiptar! – Këtë thirrje bëj unë! Edhe njëherë ta përsëris: Në je nënë, mos ha mallkimet e këtij populli!
Të kam mallkuar unë në fëmijët tuaj. Jo në të parin, por të dytin që ke me këtë plehër! ”- ka vazhduar aktori.
Ndër të tjera aktori ka thënë se bashkëshortja e kryeministrit duhet ta tredh Ramën, para se ta tredhë populli shqiptar.
“Plehër është! I sëmurë psikik! Po ia them dhe këtë: Tridhe para se ta tredhë populli shqiptar!”- tha ai.