TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Legjenda e Arsenal Robert Pires beson se Jose Mourinho mund t’i japë fund aventurës së tij te Manchester United për t’iu bashkuar PSG.
Mesfushori francez ka zbuluar se do të ishte e mrekullueshme nëse Special One do të ulej në stolin e francezëve të Ligue 1.
Pires gjithashtu shtoi se një transferim i portugezit te PSG nuk është një operacion i pamundur…pasi trajneri i Manchester United ka një marrëdhënie të ngushtë me pronarin e klubit.
“Pse jo? Do të ishte diçka e bukur të shihje Mourinho-n te një klub si PSG,” shprehet ai për bwin.
“Mbase mund të jetë destinacioni i ardhshëm pasi Jose ka një marrëdhënie të mirë me pronarin e PSG.
“Ai vdes për sfidat e mëdha dhe nuk ka sfida më të mëdha se sa të trajnosh PSG.”
TPZ.AL