TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Napolit nuk ka harruar ta festojë ashtu siç duhet ndeshjen numër 100 të Elseid Hysajt me fanellën e klubit të njohur italian, ku është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për formacionin e Mauricio Sarrit.
Lojtari shqiptar regjistroi ndeshjen numër 100 në përballjen kundër Interit. Por sot, në takimin e tij të 101-të, klubi ka menduar që ta festojë ashtu siç duhet, përballë publikut napolitan, për të cilin Hysaj është kthyer në një nga elementët më të vlerësuar.
Kapiteni Hamshik i ka dorëzuar mbrojtësit para ndeshjes një fanellë me numrin 100, në një ceremoni të improvizuar para fillimit të ndeshjes kundër Sasuolos. Sigurisht që ky moment është shoqëruar me një duartrokitje të gjatë nga tribunat e tejmbushura të stadiumit “San Paolo”, ku tifozët napoletanë kanë filluar të “zhdukin” biletat për çdo sfidë, pasi duan të shohin Napolin kryesues.
TPZ.AL
