TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vinçenco Montela duket se nuk e ka vuajtur shumë humbjen e radhës të kuqezinjve ndaj Juventusit. Trajneri i Milanit, në konferencën për shtyp pas ndeshjes e ka justifikuar humbjen e sotme me ndryshimin cilësor mes lojtarëve, pasi sipas tij, ata që vlejnë 100 milionë euro vazhdojnë të refuzojnë këtë skuadër ndërsa Juventusi kishte të tillë.
“Lojtarët e mëdhenj duan të luajnë Ligën e Kampioneve, por unë besoj te kjo skuadër pasi mendoj se ka lojtarë të cilët mund të rriten më shumë. Te ne nuk kanë ardhur futbollistët që kushtojnë 100 milionë euro pasi duan që të luajnë në skuadra të cilat luftojnë për titullin dhe Ligën e Kampioneve. Ndeshjen e sotme e vendosi një kampion, një lojtar i tillë”, tha ai.
TPZ.AL