Atheltic Bilbao e filloi me një vrull të madh ndeshjen kjo për shkak të atmosferës së mrekullueshme në San Mames. Aduriz ishte lojtari që mund të kishte kaluar në avantazh vendasit me dy raste të njëpasnjëshme për në të dyja rastet Ter Stegen tregohet heroik duke parandaluar një start të keq të katalanasve.
Pas Aduriz, Messi humbet një rast që nuk është i zakontë për të. Argjentinasi futet në zonë, driblon edhe portierin dhe me portën e boshatisur godet topin që përplaset me shtyllën. I pafalshëm për numrin 10, një gabim që e kompenson pak minuta më pas me një perlë tipike. Është hera e katërt që dyshja Alba-Messi bashkëpunojnë duke prodhuar gol.
Messi shtrin topin në të majtë ku është Alba, ai merr krahun dhe i kthen topin ultas dhe Messi këtë herë tregohet i saktë me një finalizim tipik. Dy minuta më pas shtylla i mohon dyfishimin e rezultatit Paulinho-s. Pas pushimit ndeshja mbetet e fortë dhe e rrezikshme për Barça-n. Raul Garcia ka një mundësi të mirë por goditja e tij prek shtyllën dhe del jashtë. Në minutat në vazhdim Barcelona e mbrojti mirë rezultatin duke gjetur edhe golin e dytë në fund takimit me anë të Paulinho duke marrë një fitore tepër të vlefshme.
https://www.youtube.com/watch?v=L_DVWu8TIS4
TPZ.AL