SPORT, 29 Tetor 2017, 15:32

Guardiola u mësoi edhe anglezëve të luajnë “tiki-taka”

Guardiola u mësoi edhe anglezëve të luajnë

Mançester Siti nën drejtimin e Pep Guardiolës ka mësuar më së miri të luajë stilin e famshëm të lojës “tiki-taka”, që bëri të njohur teknikun në të gjithë botën në periudhën kur drejtonte Barcelonën. Kjo shihej më së miri në ndeshjen e djeshme që skuadra fitoi me shifrat 3-2 përballë Uest Bromuiç.

Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka vendosur një rekord të ri për kampionatin anglez, duke finalizuar me sukses 844 pasime gjatë ndeshjes, një shifër e jashtëzakonshme në Premier League ku futbolli fizik shpeshherë nuk të lejon një manovër të rrjedhshme ekipore.

Kjo statistikë i shtohet edhe atyre të fillimit më të mirë të sezonit në historinë e klubit, që ka marrë 28 pikë në 10 ndeshjet e para dhe ka një golavarazh 35-6, si asnjëherë më parë, një mesatare e frikshme golash që të kujton vitet e arta të Guardiolës në drejtimin e Barcelonës.