SPORT, 29 Tetor 2017, 20:45

Kënaqësi që shihja përsëri vëllezërit

Sulmuesi brazilian Nejmar ka shfrytëzuar pezullimin në kampionatin francez për t’u kthyer përsëri te Barcelona. Sigurisht, jo për t’u transferuar edhe një herë në radhët e klubit spanjoll, por për të takuar ish-shokët e skuadrës.

Futbollisti u shfaq gjatë seancës stërvitore të pasdites së katalanasve në qendrën stërvitore të klubit dhe ka postuar foto të kësaj vizite të tijën në Spanjë, duke i shoqëruar edhe me një mesazh mjaft argëtues.

“Kështu ishin ditët tona, unë duke u treguar lajmet Mesit dhe Suarez. Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me vëllezërit”, ishin fjalët e sulmuesit brazilian në postimin e tij në rrjetet sociale ku ka shpërndarë fotot e kësaj vizite surprizë te ish-klubi i tij.

TPZ.AL