TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus ka treguar dhëmbët mbrëmjen e djeshme përballë Milanit në “San Siro”, duke i dhënë një sinjal të qartë kundërshtarëve për titull, se edhe këtë vitë, Zonja e Vjetër lufton për titull. Dy gola të Gonzalo Higuain (23’ dhe 63’) dhe një paraqitje më shumë se dinjitoze për djemtë e Allegrit që tashmë janë në vendin e parë në pritje të dy sfidave, Napoli-Sassuolo (luhet sot) dhe Verona-Inter (nesër).
Java e 11-të e Seria A ka sjellë dhe një rezultat tjetër të rëndësishëm, fitoren e Romës ndaj Bolonjës me rezultatin 1-0, falë një goli të Stephan El Shaarawy në minutën e 33’. Seria A, vijon sot me sfidat, Benevento-Lazio në mesditë dhe më pas në orën 15:00 në fushë do të jetë ekipi i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt, Napoli, që këtë vit po shfaq një formë të mrekullueshme, duke sfiduar skuadrën më të titulluar të Italisë, Juventusin për titullin kampion.

Skuadra e Sarrit do të presë në fushën e saj, Sassuolon. Zijeshilët janë një skuadër jo e lehtë, pasi gjithnjë në ndeshje të rëndësishme, bëjnë paraqitje të nivelit të lartë, duke marrë edhe pikë, çka do të ishte pozitive për Juventusin e Interin.
Dita e sotme e Seria A mbyllet me sfidën e mbrëmjes, Torino-Cagliari, teksa java e 11-të mbyllet të hënë me zikaltërit në fushë përballë Veronës në fushën e këtyre të fundit.
Klasifikimi