SPORT, 29 Tetor 2017, 20:42

Surprizë në La Liga, katalanasit e Gironës nënshtrojnë Realin

Surprizë në La Liga, katalanasit e Gironës nënshtrojnë

Java e 10 në La Liga ka dhuruar një surprizë mjaft interesante pasi Real Madrid ka regjistruar humbjen e dytë të sezonit duke ndalur serinë prej 4 fitoresh në kampionat. Humbja ka ardhur pikërisht aty ku madrilenët nuk do të dëshironin asnjëherë të dilnin pa pikë, në Katalonjë, pasi Girona vendase arriti t’i mundte me shifrat 2-1

Edhe pse skuadra e Zidan kryesoi 1-0 në pjesën e parë falë golit të Iskos që në fillimin e takimit, në pjesën e dytë situata ndryshoi plotësisht. Fillimisht Stuani e më pas Portu gjetën rrjetën për t’i siguruar këtë sukses të bujshëm klubit të vogël katalanas i cili në këtë sezon lufton vetëm për mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Humbja e radhës largon edhe më shumë Realin nga kreu i renditjes në Spanjë, pasi tani madrilenët janë 8 pikë larg Barcelonës që mban vendin e parë dhe 4 pas Valencias që ka përforcuar vendin e dytë në klasifikim.

TPZ.AL

https://www.youtube.com/watch?v=Lj_TanSTYa8