SPORT, 29 Tetor 2017, 08:58

Chelsea fiton në transfertë

Chelsea fiton në transfertë

Chelsea fiton edhe në momentin më të vështirë. Blutë e Londrës kanë fituar 0-1 në transfertë ndaj Bournemouth-it, teka ndodhen në një moment delikat mes zërash të shumtë për të ardhmen e Contes.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënon Eden Hazard në minutën e 51-të. Belgu merr një top të bukur nga Morata dhe me një të majtë të hidhur, e dërgon topin në rrjetë.

Pas 10 javësh, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 19 pikë, po aq sa Arsenali, ndërkohë që Manchester City është në krye të renditjes me 9 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=z3smKS87PDI

TPZ.AL