SPORT, 29 Tetor 2017, 08:50

Bayern mposht Leipzig dhe merr kryesimin e Bundesligës, shqetëson Lewandowski

Bayern mposht Leipzig dhe merr kryesimin e Bundesligës, shqetëson

Bayern Munchen merr kryesimin e Bundesligës. Bavarezët fituan 2-0 në shtëpi kundër Leipzig.

James dhe Lewandowski ishin autorët e golave për Bayern-in. Orban i Leipzig ia thjeshtësoi më shumë misionin bavarezëve, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 13-të.

Shqetësim mund të jetë dëmtimi i Lewandowski-t, i cili doli nga fusha në minutën e 45-të kur u zëvendësua nga Vidal. Sulmuesi polak i Bayern-it pësoi një dëmtim, ndonëse në pamje të parë nuk dukej serioz, pasi Lewa u largua drejt stolit pa ndihmën e stafit mjekësor.

Skuadra e drejtuar nga Heynckes përfiton nga humbja 2-4 e Dortmund-it në Hannover duke marrë e vetme kreun e Bundesligës me 23 pikë, 3 më shumë se verdhezinjtë.

https://www.youtube.com/watch?v=BXPdpPpmKvQ