SPORT, 29 Tetor 2017, 20:32

Napoli dhe Hysaj me hap kampioni, Berisha mundet nga Udineze

Napoli dhe Hysaj me hap kampioni, Berisha mundet nga Udineze

Janë luajtur ndeshjet e orës 15:00 në Serinë A italiane, të vlefshme për javën e 11-të, dhe golat nuk kanë munguar. Napoli i Hysajt fitoi bindshëm, 3-1 ndaj Sasuolos, dhe kaloi përsëri i vetëm në krye të klasifikimit, me 31 pikë.

Atalanta e Etrit Berishës, u mposht 2-1 në fushën e Udinezes, edhe pse kaloi e para në avantazh. Ajeti u aktivizua vetëm 3 minutat e fundit, në fitoren jetike që Krotone shënoi 2-1 ndaj Fiorentinës.

Në ndeshjet e tjera, Spal fitoi 1-0 me Xhenoan, ndërsa Sampdoria likujdoi Kievon, me shifrat 4-1.

REZULTATET

Krotone 2-1 Fiorentina

Napoli 3-1 Sasuolo

Sampdoria 4-1 Kievo

Spal 1-0 Xhenoa

Udineze 2-1 Atalant

TPZ.AL

https://www.youtube.com/watch?v=jojaNChJHzA