AKTUALITET, 15 October 2026, 23:43

“Mos kemi shefin në listëpagesën e Izraelit?”, Hila debaton me Bushatin: Po na përdorin si vend për eksperiment majtistët ekstremë

“Mos kemi shefin në listëpagesën e Izraelit?”, Hila

Analistët Dritan Hila dhe Andi Bushati debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se kush qëndron pas protestës që nisi më 31 maj dhe që kulmoi me dhunë në këto tre ditët e fundit. Ndërsa Hila aludoi për ndërhyrjen e të majtëve ekstremistë, Bushati ia ktheu duke thënë se Rama mund të jetë në listëpagesat e Izraelit.

Pjesë nga debati

Hila: Më bëri përshtypje kjo Ilaria Salis, kjo majtistja e thekur që shkon dhe bën sherre. Tha të ndihmojmë vëllezërit shqiptarë. Më bën përshtypje sepse ka idealistë që dalin në rrugë dhe thyejnë, por një regji është mbrapa këtu. Nuk e kam fjalën nga regjia që i con nga një vend në një tjetër. Është regjia që do të marrë pushtetin. Ajo, shokët e Ilaria Salis, një majtiste nga ato që sjellin vetëm sherr. Shumë figura të tjetra. Po na përdorin si vend ku po bëjnë eksperiment gjithë majtistët. Kanë filluar me diversion pasi e filluar me LGBT. Viktimat e parë do të jenë këta të protestës, nëse nuk do të dimë të artikulohemi dhe ta zgjidhim politikisht. 

Nuk janë agjentë këta që kanë dalë në rrugë, por më ka bërë përshtypje diçka. Kam marrë librin e Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, gjithë patriotët tanë ishin në listëpagesën e ministrisë së jashtme malazeze të asaj kohe. Ka një regji këtu, që këtë vend nuk e do. Këta jo, ndoshta këta e duan më shumë se ne vendin, por problem është të mos bëhen viktimë e dikujt. Këtë uroj që të mos shkojë deri në fund. 

Bushati: Nuk dua të shkoj në konsipracion se mos kemi shefin në listpagesën e Izraelit. 

Hila: Ka njerëz që nuk e dinë ku bie Shqipëria, por dinë ku janë flamingot. 

Bushati: Nuk e ndjej veten si qytetar i atdheut të dytë të çifutëve. 

Hila: Kjo është konspiracion. 

Bushati: Ta ktheva me të njëjtën monedhë.