AKTUALITET, 15 October 2026, 14:50

Protesta përshkallëzohet, të rinjtë sulmojnë filialin e një banke, thyhen xhamat e bankomatët! Nxjerrin dokumente dhe u vënë flakën

Protesta përshkallëzohet, të rinjtë sulmojnë filialin e

Përshkallëzohet protesta e studentëve dhe nxënësve. Një pjesë e tyre u tërhoqën nga qendra për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga policia.

Ata kaluan nga kryqëzimi i ish-kafe Europës, ku thyen xhamat e një filiali të një banke të nivelit të dytë.

Të rinjtë pas thyerjeve të xhamave tentuan të futen brenda bankës.

Protestuesit shkatërrojnë bankën, thyejnë xhamat dhe bankomatët! Futen në brendësi të godinës, nxjerrin dokumente dhe u vënë flakën!

Incidenti vjen në një kohë kur protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private.

Protesta përshkallëzohet, të rinjtë sulmojnë filialin e