TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesi Erald Noj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka shpjeguar arsyet se përse ka dalë në protestë. Ai tha se urren klasën politike, duke përfshirë të gjithë partitë, ndërkoi që shtoi se është i gatshëm të japë edhe jetën, vetëm të largohet Rama.
Pjesë nga biseda:
Erald Noj: Jam në protestë as për flamingot dhe as për Zvërnecin, por për Republikën e Shqipërisë, është cënuar integriteti he sovraniteti i Shqipërisë, familja shqiptare, prona. Kisha dëshirë të isha në studio në fakt. Situata në Shqipëri është kaotike, e dini më mirë se unë, po bëhet luftë e fuqive të huaja. Kam lutur zotin dhe kam marrë pjesë me besimin, sepse Shqipëria ka patur shumë fatkeqësi në 100 vite të fundit.
Ylli Rakipi: Jeni njeri i shpallur i Partisë Demokratike. Sa është prezente kjo protestë?
Erald Noj: Jo, e urrej dhe e neveris klasën politike. Të gjtiha partitë politike nuk janë shqiptare. PD është më e mirë se PS, kanë vjedh aq sa kanë ditur. Vjedhjet që janë bërë në pasurinë e shqiptarëve janë galopante, kalojnë 100 mld euro. Prandaj e them publiksiht jam pa parti, s'kam qenë kurrë anëtar partie. Nuk jam me asnjë parti. PS më është afruar, e kam refuzuar. Me PD nuk e gjej veten. Jam demokrat në shpirt.
Ylli Rakipi: Maskën pse e përdor në protestë?
Erald Noj: Është hedhur gaz. Vetëm maskë gazi kam përdorur.
Ylli Rakipi: Kërkoni dorëheqjen e Edi Ramës. Deri ku jeni të gatshëm të shkoni për të arritur këtë qëllim?
Erald Noj: Deri aty ku nuk ka më. Jemi gati të japim jetën. Nuk kemi kallash, siç ka thënë një media sot, jemi pa kallash, e kemi fuqinë në shpirt, nuk jemi të shitur.
Ylli Rakipi: Pra ose Edi Rama ose ju.
Erald Noj: Unë jam për katër kalamajt e mi. Kjo qeveri plehrë, me gjithë atë qeveri tjetër plehrë, kanë promovuar krimin. Madje PD e solli e para. Të gjitha partitë politike janë anti-shqiptare sepse shihet produkti. PD ka 35 vjet parti, 3 produkte ka, ka Argita Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Lul Basha, kur SHqipëria ka djem dhe vajza yll bote.
Ylli Rakipi: Doktori thuaji i pari.
Erald Noj: Ja kam thënë personalisht duhet të hapësh krahun.