AKTUALITET, 15 October 2026, 22:34

"Revolta e njerëzve që pasi i vodhën, i përdhunuan!"/ Bushati për protestën e dhunshme: Pak kanë bërë, këtu edhe kioskat i ndau Lali me Ramën...

"Revolta e njerëzve që pasi i vodhën, i

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, shpjegoi revoltën e qytetarëve që e kanë kthyer protestën e flamingove, në të dhunshme. 

Bushati tha se revolta e tyre i ngjan një njeriu që pasi i kanë vjedhur shtëpinë, e kanë përdhunuar. Ai shtoi se qytetarët nuk u dëgjuan kur protestuan paqësisht, por u tallën nga pushteti. 

"Është si revolta, zemërimi, urrejtja, e një njeriu që i janë futur përdhunshëm në shtëpi dhe pasi i janë futur në shtëpi, i kanë plaçkitur të gjitha dhe në fund e kanë përdhunuar. Kështu ndihet shqiptari i zakonshëm në shtetin e vet. Nuk e ka dhunuar vetëm Veliaj me 5D, Belinda me tenderat, Ergys Agasi me Vlorën, Çelat dhe Troplinët e mbi të gjithë jo vetëm Edi Rama. Një njeri që e sheh që në këtë vend vetëm po ti bjerë murit me kokë mund ti lindë ndonjë shpresë, sillet siç kemi parë këto tre ditë. 

Çfarë nuk i tallën ata që për 130 ditë ndejtën atje. U dobësuan, ranë, i solli greku, islamiku, serbi, cfarë nuk i shpikën. Kur u duk sikur ishin të padobishëm, i thanë do bëjmë besën. Pasi bënë besën ia futën prapë sa krahu edhe me besë, lejet për kullat njësoj, shefja e SHISH lajmëronte Agasin e kërkuar je këtu po të ndjekin. Çfarë të bëjë njeriu? Pak kanë bërë, akoma shumë pak. 

Çfarë kanë djegur? Ore e di sa janë këto djegie? Sa një fishkëllim e Belindës, një tendet që thoshte Ergysi ta dyfishoj. Ke njerëz që derdhin lot që po i bëhet dëm Shqipërisë, ata që kanë mbrojtur Belindën, Agasin, Erionin. Ku ka qenë vjedhja kolosale, e relativizonin, tani kanë vënë kujën që po i bëhet dëm pasurisë kombëatere. 

Çfarë është prishur? Se po bëhet tragjedi...

Më bëre një pyetje, që e anashkalove. Pse u arrit deri këtu? Sot unë para se të vija këtu, pashë nga këta me maskë, kishin hapur një kioskë dhe po vidhnin biskota, ujë dhe i shpërndanin. Ti e sheh dhe thua nuk mund të shkojnë deri këtu. Pastaj e ktheva pak filmin, thashë mirë po i hyjnë kioskave. Po kush i ka kioskat? Në çdo vend normal, i jepen një njeriu që s'ka mundësi, që ka handikap, ndihmohet një familje në nevojë. Këtu u mblodh Lali me Ramën, ia dhanë pronares së Top Channel. Edhe te kioska vodhën. Nuk shqetësohemi se kioskat i merr Vjollca, por shqetësohemi nga kalamajtë që po marrin dy pako biskota. 

Ata e dinë se pasuria e këtij vendi është në pesë duar. Ndihen të vjedhur. Është si njeriu që e ke përdhunuar pasi e ke vjedhur. Kështu ndihet çdo qytetar shqiptar sot. 

Bankat nuk janë prekur fare, ca vitrina. Bankave do ju vijë, po ju ndërpre paraja e pistë. Ishalla mos ardhtë kurrë. Një fasadë banka e ndërron menjëherë, po u ndërpre lavatriçja që ka bërë Rama Shqipërinë, atëherë mund të kenë problem bankat. 

I ranë Credinsit ata, vajti policia me gjysëm ore vonesë. Kur donin ti binin PS-së, mbushën qendrën me gaz. Thashë është policia e shtetit apo e partisë? Te partia nuk të lë ajo.  Si të sillet qytetari?", tha ndër të tjera Bushati.