AKTUALITET, 15 October 2026, 23:08

"U vranë flamingot, tani ka boshllëk, gërmadhë pa ide, frikë!"/ Flogert Muça: Kaosi po dëmton protestën

"U vranë flamingot, tani ka boshllëk, gërmadhë pa ide,

Analisti Flogert Muça, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për protestën dhe transformimin e saj nga protesta e flamingove, në një revoltë të dhunshme. 

Muça tha se dhuna e dëmton protestën pasi nuk ka ide, por vetëm boshllëk. 

"Flamingo u venit, është fakt dhe në një moment përdori një pretekst, instrument komunikimi siç ishte akti i protestës së fortë për të rimbledhur njerëzit që kishin ikur nga sheshi. Si instrument mu duk i mirë si fillim, por doli nga kontrolli. Ndodhi një aksident që u vranë flamingot dhe ka mbetur aty një qenie, një boshllëk nën gërmadha, ku nuk ka ide, plan, vetëm projekt kaosi që dëmton protestën. 

Protesta, në një vend si Shqipëria është domosdoshmëri. Jemi vend me demorkaci hibride, presioni nga shoqëria është i domosdoshëm, por ka një kontrast të madh. 

Flamingot, përcillnin emocion pozitiv, paqe, kishin mbështetje të qytetarëve. Bizneset mbanin qelqurinat jashtë dhe u jepnin lule. Sot ekziston frika, mbyllja. Sot mbyllin qepenin dhe duke thënë ju lutem jemi me ju vetëm mos na hiqni bukën e fëmijëve. Ndodh në cdo rrugë që kalon karvani. 

Ka shkencë të mirëfillte që tregon se nëse i shtyjmë protestuesit drejt akteve të dhunës, ndihmojmë ramën dhe dëmtojmë protestën. Shkenën e kanë bërë dy studiues amerikan,. Chenhoven dhe Stefan, kanë studiuara fushata politike dhe rezultati është që në 53% të rasteve, aksionet politike si ky, kanë fituar kur kanë qenë pozitive. Me akte dhe ngjarje të kësaj natyre më pak se 25%. 

Këtu nuk do mend që ka dështuar klasa politike, por edhe t gjithë si shoqëri. I kanë marrë frenat e protestës, 16 vjecarët, që të bëjnë luftën që duhet të bëjmë ne. Kur ne jemi të mbaruar si shoqëri, nuk dalim të luftojmë vetë me ide, nxjerrim kalamajtë me barrikadë aty.Është një grup aty, barrikada, ekstremist të majtë. Ky është një problem edhe politik, edhe kulturor. Njerëzit dalin dhe sulmojnë bizneset, frymëzimi politik është e majta ekstreme që është kundër biznesit. Nuk shoh ide, por këtë", deklaroi Muça.