TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u ndal te dështimi i forcave të rendit për të ruajtur rendin publik dhe pasurinë publike dhe private. Ai u shpreh se mungoi organizimi për të mbrojtur institucionet dhe bizneset.
“Pakënaqësia nuk duhet të kriminalizohet dhe nuk e di nëse duhet ta quaj krahu rakidal apo përshkallëzim të protestës.
Asnjëri nuk e di si ruhet ministria. Ajo ruhet nga Ilirian Guard, me kapital shtetëror dhe ka 2 mijë e ca forca, me paga të majme. Duheshin marrë masa shtesë të sigurisë. Do të thotë që policia bashkë me Ilian Guard duhet të kalojnë në gadishmëri.
U duk sikur kishte tërheqje litari mes protestueve dhe policisë.
Duhet të kishte forca brenda objekteve. Mungoi ky organizim.
Parlamenti ruhet nga Garda. Pati ndonjë ushtar aty? Jo.
Ndryshimi i protestës së 130 e ca ditëve ka një tjetër dinamikë. Nuk ndodh që mbaron proteta dhe pastrohet ambienti.
U prekën institucione të rëndësisë së veçantë. Pse duhet të godasin bankat?
Edhe biznesi është i pakënaqur.
Unë them që kush është roli i sigurisë. Ato banka kanë roje të sigurisë dhe nuk pati asnjë roje”- tha Softa.