AKTUALITET, 15 October 2026, 22:40

Protesta e dhunshme, Zogaj: Rama reagoi ndaj kërkesave të Flamingove duke forcuar pushtetin

Protesta e dhunshme, Zogaj: Rama reagoi ndaj kërkesave të Flamingove

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, protesta e nisur nga flamingot ishte paqësore, por u injoruan nga qeveria, e cila nuk mori parasysh kërfesat, por forcoi pushtetin.

Pjesë nga biseda:

Zogaj: Vepron një dukuri në të gjitha konfrontimet. Gjërat nuk lindin asnjëherë nga zero. Kjo dukuri, kur protesta përplaset me qeverinë, quhet përplasje e opsioneve.

Rakipi: Për popullatën?

Zogaj: Nëse protesta parashtron një kërkesë dhe qeveria zvarrit reagimin, protesta e ka radikalizuar opsionin. Protesta avancon me protesta të reja kur nuk ka përgjigje. Shembulli konkret është kur u futën studentët në grevë për të hequr emrin e Enver Hoxhës. Ditën e parë dhe ditën e dytë nuk e kishin synim rrëzimin. Kjo ka ndodhur pastaj me Flamingot dhe me radikalizmin që po ndodh këto ditë. Për herë të parë, Flamingot inauguruan në Shqipëri një protestë afatgjatë dhe paqësore. U bënë si tifozët e Japonisë që pastronin letrat në shkallët e stadiumit. Kërkesat e tyre u injoruan, e gjitha kjo që po ndodh është injorimi i kërkesave demokratike.

Hila: Ai tha: “Sillni një përfaqësi të flasim”. Ai mund të ketë defektet e veta, hajde flasim. Flamingove iu kërkua vazhdimisht të flisnim. Nuk hyhet kështu: “Ik ti, se nuk flasim”.

Zogaj: Flamingot nuk u analizuan. Ata nuk arritën të organizohen që të nxirrnin një grup.

Hila: Shpallën 5 pika, pastaj dilte një grup tjetër.

Zogaj: Biem dakord për një gjë, Rama u propozoi Flamingove një garë durimi.

Rakipi: A mendon si Bushati?

Zogaj: Unë kam mendime të ndryshme. Unë bie dakord me një gjë: kur injorohet një protestë, nuk ka rëndësi nëse ata nuk kishin përfaqësi, por kishin pika. Njëra, dorëheqja. Ai tha: “Nuk e pranoj po nuk pashë 200 mijë veta”. Kërkesa e dytë, ligji elektoral, paketa e maleve. Ai mund të reagonte. Po cili ishte reagimi i tij? Platforma që forconte unitetin e PS-së, e cila kulmoi me reformën me 85 vota. Tani vijnë studentët. Arsyet e protestës kanë qenë dhe janë të padështrueshme në vetvete. Ka studentë që në këtë moment janë ata protagonistë. Janë dhe Flamingot, por janë aty. Studentët janë e reja. Zotëria tha se unë nuk vë maskë, ajo është transparencë, trimëri, ti i del përballë. Unë nuk pajtohem me pjesën që maskohen në fytyrë, nuk ka arsye.