TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

CEO i kompanisë Acromax, Aldor Nini, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka shpjeguar rolin që po luajnë rrjetet sociale, në organizimin dhe nxitjen e revoltës, e cila ka shpërthyer prej tre ditësh në Shqipëri.
Pjesë nga biseda
Aldor Nini: Zakonisht në botë përdoret më shumë Telegrami dhe grupet e Telegram. Por kemi parë që në Shqipëri, janë disa grupe jo vetëm në Telegram, por edhe në Whatsapp, një nga platformat më të përdorura dhe po përdoret për organizimin përkatës. Në grupmoshat më të vogla, organizohen edhe në SnapChat, ka funksionalitete që një video të shkurtër e transmetojnë menjëherë, që mundësojnë organizimin në një vend të caktuar. Në Snapchat ke funksionalitetin e hartës, që i ndihmon të organizohen. Është një risi që e pashë goxha të avancuar nga ana teknologjike te rinia.
Ylli Rakipi: Çfarë ka ndodhur sidomos në Tik Tok dhe rrjetet e tjera? A është rrjeti me më shumë përmbajtje që e nxisin revoltën?
Aldor Nini: Tik Tok patjetër që i shpërndan ato si video, por nga analiza ime, Instagrami ka të njëjtin rol. Llogaritë që kemi hapur për testim, na sugjerojnë video nga protesta, pa i bërë fare follow. Video që përmbajnë dhunën e policëve kundër protestuesve, janë video numër një që shpërndahen dhe sugjerohen nga platforma. Më pak video ku digjen dyqanet, videot ku ka fjalime, ato me policët me shkopinj në dorë janë numër një. Ia kalojnë edhe videot ku dukeshin masat e mëdha gjatë protestave të flamingove. Sa shoh shpërndarjen e videove, ka tejkaluar edhe videot e çdo emisioni televiziv në vitet e fundit.
Ylli Rakipi: A ekziston mundësia e ndërhyrjeve të shërbimeve apo faktorëve të huaj në rrjetet sociale? A është diçka që mund ta kuptojmë?
Aldor Nini: Tik Tok ka interesa që udhëhiqen nga Singapori, pronarë janë kompani kineze. Telegrami është nga Rusia. Telegrami është mjet komunikimi nuk sugjeron të shohësh një video të caktuar, duhet të futesh vetë të kërkosh. Prandaj doja të merresha me Instagram dhe Tik Tok. Je futur në Instagram përshembull për lajmet, ajo të sugjeron video që nuk kërkon. Atë që shohim, Instagrami që është nën kontroll amerikan, algorithmi bën atë që duan amerikanët, është platforma numër një shpërndaj videot e protestës. A është kjo nxitje që të tregosh dhunën që ushtron policia nga protsetuesit, apo është algorithmi që do të sugjenronte në çdo rast këtë nuk e dimë. Duke patur parasysh që edhe Tik Tok bën këtë, do të thoja se janë algorithmat që masin interesin. Por të mos harrojmë se ka patur spekulime kur janë bërë revoltat në Egjipt që amerikanët kanë përdorur rrjetet sociale, për ti drejtuar njerëzit në një informacion ku vetë nuk do ti shkonte mendja të kërkonin. Për të dyshuar është gjithmonë por nuk kemi asgjë konkrete.
Kjo ia ka kaluar flamingove. Flamingot ishin shpërndarje e rregullt e disa grupe personash, kurse këtu kemi rrjetin social që sugjeron vetë videon, nuk ka nevojë as të abonohesh. Nuk kemi të njëjtin stil propagande të shpërndarë, si atë te protestat pa dhunë. Këtu platforma bën shpërndarje më të lartë. Por ajo varet edhe nga shpërndarja e njerëzve. Fakti që dilnin në protestë paqësore, nuk i është dërguar shoqërisë në të njëjtën mënyrë se kur një polic i gjuan dikujt me shkop.
Klodiana Lala: Gjatë ditës së sotme, kam biseduar me studentë, më kanë përmendur rrjetin Telegram por edhe një program, Discord. Nuk e kisha hasur asnjëherë më parë Discord.
Aldor Nini: Discord nxit positimin e videove nga jeta e përditshme. Shpërndan videot brenda një rrethi të izoluar, nëse nuk je në atë rreth nuk sheh video.
Klodiana Lala: Ata grumbulloheshin në këtë mënyrë, dërgonin lokacionet në këtë mënyrë. Kështu na u than nga 15-16 vjecarët. Studentët përdorin Instagram dhe Telegram. Të miturit përdorin Discord.
Aldor Nini: Discord është një konkurent i Snapchat. Ka mundësi që një grup e përdor, por më efikase për ata që organizohen është Snapchat me mundësinë e hartës, që Discord me sa di nuk e ka.