AKTUALITET, 15 October 2026, 22:05

Andi Tela: Nuk është normale që policia të mbrojë selinë e PS-së dhe jo bankat

Andi Tela: Nuk është normale që policia të mbrojë

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se nuk është normale që policia të ruajë selinë e PS-së dhe të mos ruajë bankat. 

“Ndërhyrja ndaj biznesit privat nuk duhet të ndodhte. Goditjet ndaj institucioneve shtetërore janë pjesë e detyrës së policisë.

Nuk është normale që të vendosësh forca policore për të mbrojtur selinë e PS-së dhe institucionet shtetërore dhe të mos mos mbrosh bankat. 

Sot është dita e tretë dhe nuk është normale që rrjetet sociale tregojnë policë që sulmojnë minorenë me shkopa gome.

Sot se pavarësisht se dukej se protestuesit godisnin policinë, në rrugica shiheshin nga 4 policë që rrihnin individë apo rrihnin edhe vajza.

Pjesa tjetër që lejon goditjen e institucioneve private dhe bankare duan të legjitimojnë protesën”- tha Tela.