TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Dritan Hila dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për reagimin që duhet të ketë qeveria për protestën e studentëve. Ata sollën shembuj me krizën e vitit 1997 kur politika u ul dhe bëri pakt.
Pjesë nga biseda
Hila: Protesta ka patur disa faza. Nuk është ajo e flamingove, duan dorëheqjen e Ramës dhe duan ta çojnë drejt dorëheqjes. Në 1997 u bë me Berishën.
Bushati: Pasi ia ulën brekët.
Hila: Ua ka ulur brekët Berisha këtyre për 35 vite. Për hir të kronikës.
Zogaj: Për hir të kronikës në atë kohë kishte përfaqësim opozita dhe u ul me Partinë Socialiste. Këta janë kundër establishmetit. Po ta thotë ai.
Hila: Edhe ata ishin kundër Berishës, por morën armët dhe u ulën me Berishën. Protestuesit në atë kohë ai deleguan përfaqësimin një force politike.
Bushati: Nuk e mundi Preçi Sali Berishën. E mundi Zani Çaushi me forcën e kallashnikovëve.
Hila: Zani Çaushi kishte mendjen të lante hesapet me Gaxhain.
Bushati: Populli që mori armët e mundi Berishën.
Hila: Socialistët u deturuan të bënin marrëveshje dhe ata që ishin pas protestuesve dhe ishte një regji pas atyre protestave, ashtu siç mendoj se ka një regji pas këtyre tani. Marrëveshjen do ta bëjnë me Edi Ramën dhe bën edhe qeveri teknike.
Bushati: I ka njerëzit në rrugë.
Hila: Njerëzit në rrugë i kishe edhe në 1997 dhe nuk kishe shtet fare. Nëse duan duhet të artikulohen politikisht. Po ça projekti ke?
Bushati: S’ka nevojë për projekt. Qytetari ka zemërim.
Hila: Ndodhi në Francë, ndodhi në Serbi. Rama nuk mund të ikë në boshllëk, siç Berisha nuk iku në boshllëk. E mbajti deri në fund.
Bushati: Shumë mirë që s’ka alternativë. Ka zemërim. Alternativa lind pasi të derdhet zemërimi.
Hila: Atëherë të presim të digjet mirë e mirë Tirana.
Bushati: Po nuk është djegur asnjë gjë.
Hila; Po le t’i djegin. Por në fund ose duhet t’ia delegojnë dikujt përfaqësimin, ose duhet të dalin vetë.