AKTUALITET, 15 October 2026, 22:20

Arilda Lleshi: Kjo është vijim i protestës së 31 majit, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

Arilda Lleshi: Kjo është vijim i protestës së 31 majit,

Arilda Lleshi, protestuese që nga nisja e protestës së Flamingove, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh kjo protestë e sotme është vijim i asaj që nisi më 31 maj dhe se ata vijojnë të mos marrin përgjigje nga qeveria.  

“Kjo është vazhdim i protestës së nisur më 31 maj, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë. Ajo që dua të them është se ne vazhdojmë të protestojmë. Ka mbi 130 e ca ditë që nuk marrim përgjigje.

Ajo që doja të thoja është se ne vazhdojmë të protestojmë, kundër klasës politike, te kryeministria dhe parlamenti.

Ky përshkallëzim tregoi rënien e rendit dhe të qeverisë. Pashë te Rruga e Durrësit që pronarët e bizneseve rrinin jashtë dhe u thonin që jemi me ju dhe protestuesit largoheshin.

Pavarësisht kësaj që po ndodh, masa qëndron aty. Janë të gatshëm të qëndrojnë aty”- tha Lleshi.