AKTUALITET, 6 Mars 2018, 14:24

“Meti i Kristalit” u arrestua duke i dhënë diplomën një femre

“Meti i Kristalit” u arrestua duke i dhënë diplomën

Ish-pronari i universitetit “Kristal” Ahmet Muçaj është kapur në flagrancë teksa i jepte diplomën një femre. Kështu deklaron prokuroria e Tiranës, e cila jep detaje në lidhje me arrestimin e biznesmenit Muçaj që akuzohet për korrupsion.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 741 datë 22.01.2018, lidhur me referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për dyshime në dhënien e diplomave të falsifikuara.

Në kuadër të këtij hetimi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrance shtetasin Ahmet Muçaj, ish-administrator i Universitetit “Kristal”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, i cili është kapur në kushtet e flagrancës duke i dorëzuar një shtetaseje një diplomë të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtësi”, kundrejt marrjes së një vlere monetare.