AKTUALITET, 6 Mars 2018, 13:36

Basha i përgjigjet Patozit: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë, e vetmja ftesë është dhënia e ideve

Basha i përgjigjet Patozit: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë, e

Një ditë pas deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha se për PD është jetike bashkimi i kontributorëve që nga viti 1990 deri më sot, lideri i PD Lulzim Basha ka dhënë një përgjigje në një komunikim me gazetarët. Kështu Basha i jep pergjigje edhe ish deputetit Astrit Patozi që një ditë më parë tha se nuk e përjashton mundësinë për një parti të re brenda PD.

A po rrezikohet përcarja e PD?

Basha: PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe po bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike, pretendimi se propozimet s’janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst, janë forumet, kuvendi i partisë ato që shqyrtojnë propozimet. Çdokush është i ftuar gjatë këtij procesi të analizës të marrë pjesë dhe të japë propozimet për fuqizimin e aksionit tonë politik.

Sulmet ndaj kryetarit s’janë alternative politike, si shërbejnë demokratëve  që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me varfërinë, papunësinë, largimin abuziv nga puna.

PD dhe demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe drogës.

Kjo është një kauzë që do i bashkoje, as sulmet nga kafenetë as deklaratat e pabazuara nuk vlejne. Cdokush që bashkohet rreth këtyre vlerave,…. ftoj këdo të bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe evropian nga e cila PD do ndërtojë alternativën jo thjesht të pushtetit të nesërm por transformim të madh politik të vendit.

Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në pranverë dhe aty është vendi që të japim të gjithë idetë. Procesi i bashkimit të partisë nuk është proces negociatash personale me kryetarin. Kam shpallur vizionin tim. Kjo është parti e anëtarit, jo e kryetarit. Dhe kemi punë për të bërë që vendimarrja të merret nga anëtarësia.  E vetmja ftesë është distancini total nga persona me rekorde kriminale dhe përqafimi i vlerave europiane.