AKTUALITET, 6 Mars 2018, 13:05

Fshati i beqarëve, banorët zbulojnë arsyet pse vajzat nuk afrohen

Fshati i beqarëve, banorët zbulojnë arsyet pse vajzat nuk afrohen

Vetëm 6 kilometra nga Lushnja por duket sikur janë në një botë tjetër. Ky është fshati Shegas, pjesë e Bashkisë së Lushnjës. Prej 28 vitesh rruga e fshatit të tyre është e shkatërruar, sa që e ka vështirësuar shumë jetesën e banorëve. Ata thonë se çdo qeveri që kalon vetëm premton, ndërkohë që për ta jeta bëhet përditë dhe më e vështirë.

“Vdes robi, këtu nuk vjen dot makina”, thotë një banore.

“Vijnë votat i marrin, kemi 16 vjet që këtë parti votojmë. Sa mirë që del Rama atje, ju jeni të djathtë thotë e nuk oi mbështet njëri. Po ne që kemi 20 e ca vjet vetëm majtas, majtas…”, thotë një tjetër banor.

Mungesa e infrastrukturës ka sjellë për këtë fshat edhe një problem tjetër. Djemtë nuk gjejnë dot nuse, duket si shaka por është e vërtetë. Banorët thonë se djemtë nuk po martohen dot pas asnjë vajzë nuk vjen të jetojë në një fshat pa rrugë.