TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një karriere të gjatë në muzikën shqiptare dhe punës në institucione të rëndësishme të artit, ditën e djeshme, është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur dhe kompozitori i famshëm, Abdulla Grimci.
Lajmin e ka bërë të ditur Vasil Tole, muzikologu dhe sekretari i Akademisë së Shkencave, i cili në një deklaratë, ka bërë të ditur se Grimci është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare në Itali, ku jetonte prej disa vitesh.
“Abdulla Grimci, i fundit i plejadës së parë të kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali, sot më dt. 5 mars 2018, në orën 10:50, në Ascoli Piceno. Do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH-1962, si fitues me këngën 'Fëmija i parë', e po ashtu si udhëheqës artistik e drejtues institucionesh e ansamblesh muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërisë e padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek opera e simfonia. I jemi mirënjohës këtij muziktari të rrallë që i dha shumë kulturës e artit tone. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të muziktarëve.”-shkruan Tole. Bëhet e ditur se përcjellja e Grimcit për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme.