AKTUALITET, 6 Mars 2018, 10:53

Debate në Komisionin e Sigurisë, Xhaçka: Meçollari u largua padrejtësisht nga FA

Debate në Komisionin e Sigurisë, Xhaçka: Meçollari u

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë ka vijuar me debate midis Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Shkak për këtë janë bërë akuzat ndaj Artur Meçollarit, i propozuar ne grupin negociator për paktin me Greqinë. Ministrja Olta Xhacka u shpreh se po bëhen “pse nuk pranoi të hante çorbën e prishur të gatuar në kurriz të pronave të shtetit shqiptar”.

Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha ndaj Meçollarit, i shkarkuar nga detyra për spiunazh, ministrja Xhaçka u shpreh: “Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes dhe nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër.

Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit te hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës. Sulmi, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç

Sulmi i stisur ndaj Meçollarit i kushtoi shtrenjtë dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot, ishte një hakmarrje personale ndaj tij. Nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”.

Duke vijuar më tej, Xhaçka tha: “Në 2012, e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë. Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit. Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike

Sipas argumentimit të tyre, heqja e bazën së Kepit të Palit cënonte sigurinë kombëtare. Meçollari lirohet nga detyra pas vetëm 18 ditësh që ishte ngarkuar në detyrën e komandantit

U folën e u përfolën takime e biseda për Meçollarin, të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë. Ndaj Meçollarit ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe

Ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranoi t’i paraqiste “provat” në gjykatë. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë.

Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO.

Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s. Ai ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit.

Meçollari ka provuar me fakte dhe argumenta që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Ky proces po zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin por edhe interesat kombëtare”, – u shpreh Xhaçka.