AKTUALITET, 6 Mars 2018, 11:56

FOTO/Zgjedhjet në Këshillin Rajonal, Bregu nis fushatën, takime në Prishtinë e Shkup

Ish- ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka nisur takimet në vendet e rajonit për të kërkuar votën për garën që do të zhvillohet në 14 mars për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal.

Ajo ka postuar foto në faqen e saj në Facebook nga takimet në Prishtinë e Shkup ku është takuar me Presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, dhe kreun e BDI-së, aleate e Zaevit në Qeveri, Ali Ahmeti.

Përballë Bregut në këto zgjedhje është ish kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç.

Mësohet se pas tetë ditësh do të zhvillohet një raund i parë zgjedhjesh në Këshillin e Përgjithshëm Rajonal, më tepër për të parë nëse do të ketë konsensus mes vendeve anëtare për njërën prej kandidaturave.

Nëse konsensusi nuk do të arrihet, në fund të prillit dy kandidatët Bregu dhe Luksiç do ti nënshtrohen votimit për të siguruar shumicën e votave.

bregu ali ahmetibregu haradinajbregu takimbregu thaci