TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë ka vijuar me debate midis Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe deputetëve të PD-së, Flamur Noka dhe Myslim Murrizi.
Shkak për këtë janë bërë akuzat ndaj Artur Meçollarit, i propozuar ne grupin negociator për paktin me Greqinë. Ministrja Olta Xhacka u shpreh se po bëhen “pse nuk pranoi të hante çorbën e prishur të gatuar në kurriz të pronave të shtetit shqiptar”.
Pas debatit me Nokën dhe sqarimit për Meçollarin, Ministrja Xhaçka u përfshi në replika të forta edhe me deputetin e PD, Myslim Murrizi, i cili Artur Meçollarin, e akuzoi spiun e ndër të tjera iu drejtua ministres gjatë fjalës duke i thënë se: “Po t’u futem dosjeve që kam unë, po të vije seancën tjetër dëgjimore del ndonjë fije edhe për babain tënd”.
Xhaçka reagoi menjëherë duke i kërkuar deputetit të PD, që të matet mirë para se të flasë për babanë e saj. “Këto goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh. Nuk jetohet sot me kohët e vjetra. Dëgjo këtu. Nuk kemi ardhur ti shtojmë intelektit tuaj informacion mbi biografinë e Meçollarit. Kjo ka qenë kërkesa juaj, jo fjalët e pazarit. Certifikatën në 2011 e ka marrë ai drejtori që ju flisni dhe merrni këto thashethemet. Nuk ka pasur prova në ngarkim të Meçollarit’ u shpreh ministrja.
Sqarimi për Meçollarin
Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha ndaj Meçollarit, i shkarkuar nga detyra për spiunazh, ministrja Xhaçka u shpreh: “Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes dhe nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër.
Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit te hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës. Sulmi, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç.
Sulmi i stisur ndaj Meçollarit i kushtoi shtrenjtë dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot, ishte një hakmarrje personale ndaj tij. Nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”.
Duke vijuar më tej, Xhaçka tha: “Në 2012, e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë. Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit. Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike
Sipas argumentimit të tyre, heqja e bazën së Kepit të Palit cënonte sigurinë kombëtare. Meçollari lirohet nga detyra pas vetëm 18 ditësh që ishte ngarkuar në detyrën e komandantit
U folën e u përfolën takime e biseda për Meçollarin, të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë. Ndaj Meçollarit ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe
Ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranoi t’i paraqiste “provat” në gjykatë. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë.
Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO.
Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s. Ai ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit.
Meçollari ka provuar me fakte dhe argumenta që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Ky proces po zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin por edhe interesat kombëtare”, – u shpreh Xhaçka, e cila debatoi me Nokën.
DEBATI ME NOKËN
Noka: Ose paraqisni dokumentin ose tërhiqni gënjeshtrën dhe kërkoni falje.
Xhaçka: Më pyete për transparencën e negociatave, fakti që po e diskutojnë është tregues i një standardi krejt tjetër. Kam ardhur tu jap fund këtu përrallave tuaja me spiunë dhe partizanë, po prisni.
Noka: Je ministre nuk je njeri rrugësh këtu, trego urdhrin që refuzoi Meçollari.
Xhaçka: Nuk jemi në rrugë që të flasësh kështu.
Xhaçka: Kam ardhur për tu dhënë llogari, nëse nuk keni interes mund të vazhdoni me njëri-tjetrin, por unë duhet të flas për standardin dhe transparencën e negociatave.
Ndryshe nga marrëveshja e 2009, marrëveshja e 2018 vetëm pas autorizimit nga presidenti. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme
Noka: Nxirr dokumentin.
Xhacka: Dokumenti i shndërrimit të Meçollarit në ushtar politik, ai është një dokument i klasifikuar nuk menaxhoni dot dokumente të klasifikuara, nuk keni regjistër, jam unë autoriteti që klasifikoj dhe deklasifikoj.
Noka: Nëse është urdhër politik moj zonjë, këtë nuk e klasifikon dot ti.
Xhaçka: Beni kerkese, jeni te mirëpritur në MM për të aksesuar gjithë informacionin e duhur, këtu nuk e administroni dot aq me pak në mbledhje të hapur. Ja ku është dokumenti me 16 firma që refuzon urdhrin politik, ja format, me dokumentin njiheni pas kërkesës, kur të vini në MM e shihni.
Xhaçka: Nuk ka asnjë fakt që Meçollari ka shkëmbyer informacion të klasifikuar me vende jomiqësore të NATO.