TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfshirja e Artur Meçollarit në grupin negociator me Greqinë për ndarjen e kufirit detar ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas Xhemal Gjunkshit, ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tani deputet i PD-së, Meçollari është kapur teksa kishte vjedhur shokun e ushtrisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për marrjen e një batanije një shokut të tij për shkak të temperaturave të ulëta.
DEBATI
Xhaçka: Meçollari nuk ka dosje. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë gjë. pjesëmarrrja e tij në takimet me Greqinë është bërë me leje të Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesë të Ministrisë së Jashtme. Meçollari është bashkë me tre të tjerë në cilësinë e këshilluesit. Nuk është e vërtetë që Meçollari ka qenë në përgjim. Ka hyrë në përgjim vetëm një herë me shpresë se do kapej ndonjë gjë nga letrat dacibao. Atëherë për turpin e të gjithëve, nuk u përgjua vetëm Meçollari nga SHIU, por u përgjuan edhe ambasadat e huaja.
Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?
Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e shokut kur ka qene 18 vjeç.
Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?
Xhacka: pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.
Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.
Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.
Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.