TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë pas deklaratës së fortë që bëri ish kryeministri Sali Berisha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ku tha se në 21 Janar, gjatë protestës së opozitës, mund të qëllonte me snajper edhe gishti i tij, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca.
është zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili në një status në rrjetet sociale, thotë: “Berisha eshte nje vrases gjakftohte i demokracise ne Shqiperi. Keshtuqe per te vrare njerez e ka me te lehte”.
STATUSI I PLOTE I PETRO KOCIT
Petro Koci: Berisha është një vrasës gjakftohtë i demokracisë në Shqipëri. Kështuqe për të vrarë njerëz e ka më të lehtë.
Ai është formuar në shkollën ” Në njërën dorë kazmën , në tjetrën pushkën”, pra shkatërro dhe vra!
Me këtë deponim publik ka pranuar se urdhërin për të qëlluar mbi demostruesit e paarmatosur në 21 Janar e ka dhënë ai vetë.
CFARE THA BERISHA MBREME
“Nuk kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”.