TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Dritare me Rudinën" në News 24, ka bërë një deklaratë skandaloze. Rama ka thënë se ai i ka parë kamerat në Komisariatin e Fushë Krujës dhe aty nuk figurojnë deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.
"Unë kam parë kamerat. Ka kamera në atë komisariat. Nuk ekziston as Taulanti po as ky. Ai ka kujtuar se kamerat nuk punojnë. Për fat të keq serveri ka ruajtur të gjithë imazhet. Për fatin e tij të keq dhe të gjithë shpifësve, serveri i ka ruajtur të gjtiha imazhet", deklaroi Rama.
Por, me çfarë tagri i ka parë Edi Rama këto filmimet, të cilat duhet të ishin të administruara nga prokuroria? Si mundet që kryeministri të ketë akses mbi materiale që duhet të shërbejnë si provë? Nëse ky material ka mbërritur tek kryeministri, si mund të jemi të sigurtë se materiali gjatë kësaj kohe nuk është montuar, prerë dhe manipuluar?
Në një kohë kur kryeministri i vendit, ka rrëmbyer të gjithë pushtetet, është e qartë se edhe materiale që duhet të shërbejnë si prova për drejtësinë, mund të bien më parë në duart e tij, se sa në zyrat e prokurorisë.
Deklarata e Ramës, se ai i ka parë filmimet e Komisariatit të Fushë Krujës, ngjan si dy pika ujë, me deklaratën e tij të mëparshme se e ka marrë përgjigjen e ekspertizës, që shfajëson vëllanë e ministrit të brendshëm. Edhe në këtë rast, Rama deklaroi dy ditë pas publikimit të audio përgjimit, se e ka marrë përgjigjen e ekspertizës nga një laborator ndërkombëtar , edhe pse vetë prokuroria nuk ka marrë një përgjigje të qartë, pasi laboratori i kontaktuar nuk ka mundur të analizojë zërat, për shkak të cilësisë së dobët.
/TPZ.AL/