TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beratit ka sekuestruar gjatë këtij mëngjesi 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive, të fshehura brenda një banese në Berat.
47 vjeçari me iniciale L.B., është shpallur në kërkim nga policia. Kujtojmë për lexuesit e TPZ.AL se jo më larg se ditën e djeshme në brigjet italiane u kap 2 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria.
Problemi i kanabisit po vazhdon të shfaqet çdo ditë, sasia e sekuestruar sot arrin 441 kg.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Kalaja’’. Sekuestrohet Heroinë, Cannabis, granata difensive dhe ofensive. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre.
Në zbatim të Planit Opracional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat u zhvillua operacionin i koduar “Kalaja”, ku u shpall në kërkim shtetasi: L.B, 47 vjeç, banues në Berat, njoftuan burime zyrtare nga Policia.
Sipas të njëjtave burime: Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen “13 Shtatori” ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal. TPZ.AL