AKTUALITET, 24 Janar 2018, 13:38

Liga e Kombeve, Panuçi: E mbyllim në vendin e parë

Liga e Kombeve, Panuçi: E mbyllim në vendin e parë
Skocia dhe Izraeli dy kundërshtarët e Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C në Nations League ose Ligën e Kombeve kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, janë rivalë shumë të fortë sipas trajnerit të kuqezinjëve Christian Panucci, por italiani i stolit të Shqipërisë është i bindur se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë. “ Është një grup shumë i ekulibruar. Skocia dhe Izraeli janë skuadra shumë të mira por edhe Shqipëria është një ekip shumë i fortë. Është një grup me 3 skuadra që të jep më pak mundësi për të gabuar. Do të rivalizojmë fort për vendin e parë”. Edhe pse do të preferonte një grup me 4 skuadra, Panucci beson te triumfi në grupin 1 të Ligës C. “ Është e vërtetë që do të preferoja një grup me 4 skuadra por edhe 3 ekipe jam i kënaqur, ne do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar grupin. Ne duhet të rrezikojmë duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrimë qëllimit”. Trajneri italian konfirmoi edhe faktin se deri në momentin që do të nisë Liga e Kombeve, Shqipëria përveç miqësores ndaj Norvegjisë do të zhvillojë edhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy ekipeve që kanë siguruar kualifikimin në Botëror. “ Kemi një miqësore ndaj Norvegjisë dhe do të luajmë edhe ndaj dy skuadrave që do të marrin pjesë në Botëror por nuk mund t’i bëj publik emrat e kundërshtarëve”. Panucci është i përqëndruar vetëm te Nations League dhe nuk mendon ende për kualifikueset e Europianit”. “ Për momentin vëmendja jonë është te Nations League më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit, pasi kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian”. Çfarë është UEFA Liga e Kombeve? UEFA Liga e Kombeve është një garë e re e përfaqësueseve të shteteve në futboll. Çdo përfaqësuese do të përballet ndaj skuadrave tjera evropiane në një format kampionati për një mundësi të garimit në fazën kryesore të garës, Final Four (katër skuadrat e fundit) që mbahet në vitin 2019, ku fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve. Çfarë është Final Four? Final Four është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve. Do të mbahet në qershor të vitit 2019 dhe do të vë përballë njëri-tjetrit fituesit e grupeve nga Ligat A, B, C dhe D. Do të ketë gjysmëfinale me një ndeshje, ndjekur nga një finale. Fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve. Gara e Final Four do të zhvillohet në vitet jo gjatë kampionatit, që do të thotë se do të mbahet në vitet kur nuk ka Kampionat Botëror ose Kampionat Evropian, e në fund do të kemi një fitues të Ligës së Kombeve. Kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombeve? Takimet e para: Shtator 6-9, 2018 Takimet e dyta: Shtator 9-11, 2018 Takimet e treta: Tetor 11-13, 2018 Takimet e katërta: Tetor 14-16, 2018 Takimet e pesta: Nëntor 15-17, 2018 Takimet e gjashta: Nëntor 18-20, 2018 Takimet e shtata: Qershor 5-9, 2019 Si do të ndikojë Liga e Kombeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian? Kualifikimet për Euro 2020 do të mbahen në mars të vitit 2019 me nga dy duele në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor në pushimet e kombëtareve. Kombëtaret do të ndahen në pesë grupe nga pesë ekipe dhe pesë grupe nga gjashtë ekipe. Në total do të jenë 10 ndeshje, sikurse tani. Dy nga ekipet nga ekipet më të mira nga 10 grupet kualifikohen automatikisht për Kampionat Evropian, ndërsa katër vende të tjera do të sigurohen për fituesit e play offit. Plot 16 ekipe do të konkurrojnë në playoff. Secila Ligë në Ligën e Kombeve i ka katër vende të playoffit të kualifikimeve për Euro 2020. Nëse fituesi i një grupi tashmë ka siguruar kualifikimet për Euro 2020, ekipi tjetër më i mirë në vijim në grup që nuk është kualifikuar do të hyjë në playoffin kualifikues. Këto 16 ekipe do të ndahen në katër grupe, ku vendet e para nga këto grupe të playoffit kualifikohen në Euro 2020. Katër ekipet luajnë gjysmëfinale me nga dy ndeshje dhe një finale për të përcaktuar fituesin e playoffit kualifikues. Kështu që, nëse një skuadër vendase dështon të kualifikohet në mënyrë tradicionale në kualifikimet klasike, secila ligë e ka rrugën e vet drejt kualifikimeve për Euro 2020, çka e bën secilën Ligë në Ligën e Kombeve atraktive dhe joshëse, me mundësi kualifikuese për secilën kombëtare. Renditja në UEFA Ligën e Kombeve përcakton kompozicionin e katër vazove të shortit të Kualifiimeve të Evropianit. Cilat janë përfitimet? “UEFA Liga e Kombeve krijon ndeshje më domethënëse dhe më konkurruese për ekipet dhe një kalendar të dedikuar e të struktuar për ndeshjet e kombëtareve”, thotë UEFA, institucion ku besojnë se formati i ri adreson brengat e federatave të ndryshme të ngritura për miqësoret të cilat më nuk ofrojnë nivelin e duhur konkurrues. Ashtu sikurse cilësimi si fitues i Ligës së Kombeve pas ngjarjes së madhe të Final Fourit për top ekipet, ekipet më të dobëta do të kenë mundësi më të madhe që të kualifikohen për Kampionatet Evropiane, pasi 16 skuadrat më të dobëta në Evropë (sipas ranglistës së fundit të FIFA-s) tash kanë të garantuar një nga 24 vendet kualifikuese. Ekipet më të dobëta po ashtu do të përballen me ekipet të të njëjtit nivel, kështu që do të ketë më pak demolime të skuadrave dhe më shumë ndeshje domethënëse për tifozët. A është ky fundi i miqësoreve? Jo përfundimisht. Do të ketë ende hapësirë në kalendar për miqsoret, më shumë për top ekipet, të cilat janë nga tri skuadra në grupet e tyre brenda Ligës A dhe B dhe top grupi në Ligën C. Po ashtu do të ketë hapësirë për një turne përgatitore para Kampionateve Botërore dhe Evorpiane. Por, në esencë, epilogu i të pasurit më shumë ndeshje të kombëtareve është mjaft domethënës.