AKTUALITET, 24 Janar 2018, 12:09

Zhvarrosen 6 skelete ushtarësh në Dragot

Zhvarrosen 6 skelete ushtarësh në Dragot

Në fshatin Dragot të Tepelenës vijojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëvë greke të rënë gjatë luftës italo- greke.

Edhe pse zyrtarisht palët shqiptare dhe greke nuk kanë dhënë informacione mbi gërmimet, ABC NEWS shkruan se janë gjetur 6 skelete, 2 prej të cilëve janë identifikuar. Pritet që rezultatet e para për identitetin e eshtrave të mbërrijnë pas 10 ditëshit të parë të gërmimeve.

Për të gjithë skeletet që nuk do të mund të identifikohen prej medalionëve do të ketë analiza të mëtejshme ADN-je.

Mes të varrosurve në luginën e Sajmolës mendohet të ketë edhe një numër të vogël ushtarësh italianë.