AKTUALITET, 24 Janar 2018, 12:54

Arta Marku ndryshon strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme, ja se si do funksionojë

Arta Marku ndryshon strukturën e Prokurorisë së

Numri një i prokurorisë shqiptare, Arta Marku sapo ka marrë detyrën ka bërë shumë lëvizje në këtë institucion. Ajo e ka ndryshuar pothuajse krejtësisht strukturën dhe mënyrën e drejtimit të Prokurorisë nga Adriatik Llalla. Ndërkohë, mësohen detaje të reja nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Struktura e re do të përbëhet nga 4 drejtori.

Konkretisht Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve, Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë, dekriminalizimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Drejtoria e Inspektimit.

Marku gjatë këtyre ditëve si kryeprokurore ka zhvilluar disa takime me vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që njëherësh ka marrë dhe disa vendime duke realizuar ndryshimet në disa prokurori në rrethe dhe institucionin qëndror.