TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lëvizjes së prokurorëve të komanduar dhe të emëruar, Arta Marku ka kaluar në lëvizjet dhe largimet nga puna të punonjësve të prokurorisë.
Një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme tha për Lapsi.al se “në shënjestër janë njerëzit që kanë punuar me Adriatik Llallën, pavarësisht rezultateve që kanë pasur më parë”.
Kështu, nën justifikimin e ristrukturimit, Arta Marku ka larguar nga puna disa punonjës të emëruar ekspertë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndër të cilët edhe eksperten kontabël, Greta Drangu.
Kjo eksperte ishte pjesë e grupit që hetoi ish-deputetin Mark Frroku, i akuzuar për 4 vepra penale, përfshirë vrasjen dhe evazionin fiskal.
Në përfundim të gjykimit, Frroku u dënua me 6 vjet burg për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, me një vlerë mbi 2 milion euro. Shuma u zbulua në bazë të ekspertizës së kryer nga zonja Drangu, e cila sot është njohur me urdhërin e Kryeprokurores së Përkohshme për largimin nga detyra.