TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë, ku raportohej për “masat shtesë të sigurisë”. Shkak është bërë mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, i cili kishte njoftuar pjesëmarrjen në komision.
Për masat shtesë foli shefi i policisë së Elbasanit, Altin Qato, i cili numëroi masat e marra dhe nevojën për kamera me rezolucion të lartë në subjekte për shmangien e rrezikut.
Sipas Qatos, janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masave për rritjen e sigurisë.
“Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”, tha Qato.
Menjëherë pas tij, ka reaguar deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj, teksa ka bërë një pyetje direkte. Sipas tij, kamerat i fiksojnë autorët, madje edhe me pamje të qarte të fytyrës, kurse ata nuk kapen.
“Kemi shumw raste grabitjesh apo ngjarjesh tw tjera, ku autorwt janë të fiksuar fare qartë nga kamerat, ndërkohë që policia nuk i kap, ku është problemi këtu, neglizhencë e policisë apo çfarë?”, – tha ai.
Qato duke i kthyer një përgjigje theksoi se me të vërtetë kamerat ndihmojnë, por që duhet punë për kapjen e autorit. Ndërkaq, Qaton shton se në raste të tjera kamerat nuk fiksojnë qarte.
“Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifikohen. Ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë, dhe leximi optik i pamjeve”, tha ai.
Sterkaj vijoi me ironinë e tij, teksa shtoi: “Kamera me cilësi më të lartë se ato që kanë bankat së fundmi nuk besoj se mund të gjeni”.
Me tej, ka ndërhyrë në debat edhe deputeti i PD-së, Myslim Murrizi. “Na thatë që do vinte të raportonte drejtori Rebani Jaupi, sot ka ardhur dikush tjetër, nuk kam asgjë, por ky që është vetë i komanduar. Rebaniu e ka marrë gradën me urdhër të Tahirit? Të jeni më serioze ju, të vijë shefi i komisariatit 3 dhe ne e gjykojmë duhet të vijmë këtu, këta çojnë në komision kë të kenë të ngeshëm. Luftën e kriminalitetit po e ktheni në Big Brother, a do e zgjidhë shtimi i 3500 kamerave gjetjen e tre shefave të shpallur në kërkim për trafik droge, që nuk dimë as adresat”.
Në këtë debat ka ndërhyrë Felaj: “Është e mira të mos e ngrini zërin në këtë sallë, diskutojmë bashkë edhe më vonë”.
Murrizi: Mos ma hiq fjalën mua se nuk kam mbaruar!