TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por për statusin e fundit Manjani ka marrë shkas nga shorti, që përzgjodhi një nga kandidatët për anëtar të KLP-së, Kozma Jano, për të cilin PD-ja e ka denoncuar me dokumente origjinale se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin ”Telefoni”.
”Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK,shkruan me të tjerave Ylli Manjani.
Statusi i plotë
Telefoni është mjeti me të cilin Kryeministri qeveris. E ka huq të vjetër këtë gjë. Me telefon jep urdhra; nxjerr helm; jep porosi; përgjigjet në rrjetet sociale e eglendiset.
Me telefon komunikon me vartës dhe jo vartës. Ministra, drejtorë, gjykatës e prokurorë. Me telefon bën biseda të gjata e të mërzitshme me Bisnesmenë… ka shumë për të folur me ta.
Me telefon ngarkon me punë ambasadorët e shtetit të vet dhe të shteteve të huaj. Me telefon zgjedh deputetët, kryetarët, presidentët e çdo gjë që ka apo nuk ka në dorë të zgjedhë!
Me telefon kontrollon parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë! Ndaj sot gjendet një “telefon” në KLP. Ky është Telefoni për të kontrolluar SPAK. Shumë shpejt do shfaqet dhe kompania e re telefonike: RAMA TELEKOM!