AKTUALITET, 24 Janar 2018, 11:40

"As veshka s'ma mbulon tarifën", revolta e studentëve për tarifat e larta (foto/video)

"As veshka s'ma mbulon tarifën", revolta e studentëve

Studentët e universitetit publik, kanë protestuar ditën e sotme, për tarifat shumë të larta me të cilat përballen.Sipas tyre, universiteti është kthyer në një biznes, ku studentët nuk konkurojnë me aftësitë e tyre, siç parashikohet në Kushtetutë, por sipas mundësisë për të paguar.

Në njërën prej pankartave ironizuese të protestës thuhej "As veshka nuk ma mbulon tarifën".

Kërkesat e studentëve janë këto:

-1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

-2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

3)  Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

4)  Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

[gallery ids="60617,60618,60619,60603,60604,60607"]

 

/TPZ.AL/