TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pranishëm në konferencën rajonale për ekonominë "E ardhmja e Ballkanit", Presidenti Ilir Meta e vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, më konkretisht te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik.
"Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik", u shpreh Meta.
Duke u ndalur te situata rajonale, Meta kërkoi zgjidhje të mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. "Destabiliteti në rajon do të ishte një faktor negativ për të ardhmen e rajonit drejt BE", tha kreu i shtetit.