TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishin kërkuar të merrnin borxhin, por në mungesë të tij, morën peng borxhliun. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy shtetas për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”
Njoftimi i policisë
Më datë 24.01.2018, rreth orës 02:00 Specilistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
• Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë.
• Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u be pasi shtetasit e mesiperm dyshohen se në Fushë-Mëzez, kanë marrë forcërisht shtetasin T. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, duke e dërguar në banesën e tyre, ku kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin për të shlyer borxhin prej 150.000 lekësh që u kishte atyre.
Materialet për këta shtetas iu refuran Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga
Neni 110/2 i Kodit Penal.