AKTUALITET, 24 Janar 2018, 13:19

Ndërtimi i 3 inceneratorëve, Malltezi: 178 milionë euro nga taksat tona

Ndërtimi i 3 inceneratorëve, Malltezi: 178 milionë euro nga

Përmes Jamarbër Malltezit, kreut të departamentit të Mjedisit, Partia Demokratike denoncoi skemën që po përdor qeveria për ndërtimin e tre inceneratorëve të plehrave.

Malltezi theksoi se Rama dhe Ahmetaj kanë vendosur taksën e plehrave që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët.

Sipas tij Rama ka vjedhur 178 milionë nga taksat e shqiptarëve për ndërtimin e 3 inceneratorëve.

“Energjia e prodhuar nga fabrikat e plehrave të Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj. Skema financohet nga një taksë e ashtuquajtur detyrim i shërbimit publik ndaj OSHEE, që i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjisë për pjesën e  biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar në treg.

Kjo do të thotë që skema financohet me taksën që detyron OSHEE të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj me çmimin që do përcaktojë po Rama dhe Ahmetaj me Entin Rregullator të Energjisë. Rama dhe Ahmetaj jo vetëm po marrin 178 mln euro nga taksat tona për tre inceneratorët që do djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër por ata kanë vendosur taksën e plehrave që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete dhe më tej.

Në këtë vend ku është prishur busulla morale, peshku i madh po peshkon peshkatarët”, tha Malltezi.