AKTUALITET, 24 Janar 2018, 11:54

Deputetja e PS: Do doja që Topalli të ishte sot në Kuvend

Deputetja e PS: Do doja që Topalli të ishte sot në Kuvend

Deputetja e PS, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin‘Ditë e Re’,  është shprehur se do të donte që ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli të ishte  akoma në parlament.

Ajo tha se që kur Ruçi është bërë kryetar parlamenti të gjithë duhet të shkojnë në orar.

“Kjo e vonesës nuk mund të ndodhë. Që kur Gramoz Ruçi është bërë kryetar parlamenti ne e dimë të gjithë që duhet të shkojmë në orar. Unë nuk kam qenë në kohën e ‘zheleve përjashtë’. Në fakt do të doja që autorja e këtyre fjalëve të ishte në parlament sot. Përtej shakave do të doja të ishte në parlament znj. Topalli, “ – tha Spiropali, e ftuar në emisonin ‘Ditë e Re’.