AKTUALITET, 24 Janar 2018, 11:26

Konkursi brenda policisë, emrat e njohur që marrin pjesë

Konkursi brenda policisë, emrat e njohur që marrin pjesë

Kanë dalë disa nga emrat që janë në garë për gradën “Drejtues i Parë” në Policinë e Shtetit, nga ku do të dalë dhe emri i drejtorit të ri.

Faza e parë është ajo me shkrim. Testi me shkrim ka 100 pyetje. Faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.

Mësohet se fituesit duhet të kenë mbi 70 pikë që të hyjnë në testin me gojë. Ndërkohë, kryetar komisioni është Bilbim Mema. Nga 33 efektivë që plotësonin kriteret, Gazeta Shqiptare mëson se 28 janë paraqitur në konkurs.

Ja disa nga emrat

Ardi Veliu, Drejtor i Policisë së Tiranës

Gentjan Sheha, Drejtori i Policisë së Vlorës

Edmond Targa, drejtor në Policisë në Dibrës

Albert Dervishi, drejtor i Rendit

Josif Shtembari, drejtor i Krimeve

Mitat Tola, drejtor i policisë Rrugore

Albert Goxhaj, drejtori i Standardeve Profesionale

Të gjithë zv/drejtorët e qarqeve dhe shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit.